Loading…
Trajneri zviceran i Kosovës publikon listën e të ftuarve, ka befasi
  • 19/03/2018 | 13:43

...

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë 2 takime miqësore më 24 mars ndaj Madagaskarit dhe 3 ditë më vonë ndaj Burkina Fasos.


Trajneri i të kaltërve, zvicerani Bernard Shalandes ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për këto dy takime që do të zhvillohen në Turqi.

Mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti është futbollisti i vetëm nga Superiorja e Shqipërisë në përfaqësuse, ndërsa sulmuesi Besart Berisha, i cili pati një krisje me trajnerin Bunjaku, duket se nuk është në preferencën e trajnerit të ri Shalandes, i cili e ka lënë jashtë listës.

Bie në sy prezenca në listë e mesfushorit që refuzoi Shqipërinë, Edon Zhergova, si dhe e dy futbollistëve të rinj, Lirim Kastrati dhe Idriz Voca.

Portierë: Samir Ujkani(Kremonese), Bledar Hajdini(Trepça’89), Faton Maloku(Feronikeli)

Mbrojtës: Amir Rrahmani(Dinamo Zagreb), Leart Paqarada (Sandhausen), Mërgim Vojvoda (R.Muskron), Ardin Dallku (Vorskla Poltava), Fidan Aliti (Skënderbeu), Lirim Kastrati (Roma U21), Benjamin Kololl i(Luzanë), Alban Pnishi (Grasshoper)

Mesfushorë: Hekuran Kryeziu (Luzern), Idriz Voca (Luzern), Herolind Shala (Lyngby), Gjelbrim Taipi (Grasshoper), Edon Zhegrova (Genk), Arbër Zeneli (Herenven), Bernard Berisha (Akhmat), Bersant Celina (Ipsuiç Taun), Milot Rashica (Werder Bremen)

Sulmues: Elbasan Rashani (Odds BK), Atdhe Nuhiu (Shefild Uensdej), Vedat Muriqi (Çaikur Rizespor)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë