Loading…
Tramezzani të kthehet në Itali te klubi një i shqiptari
  • 14/03/2018 | 16:42

...

Paolo Tramezzani është shumë pranë kthimit për të drejtuar një skuadër pasi mori një goditje kur u shkarkua nga Sioni në Zvicër.


Ish ndihmësi i Gianni De Biazit në Kombëtaren e Shqipërisë, duket se ka vendosur që këtë radhë të qëndrojë në Itali, ku raportohet se ka interesim për të në Serinë B.

Tramezzani është në kontakt me drejtuesit e klubit të Breshias, një skuadër e cila nis gjithmonë sezonin me pretendime, por nuk po arrin të bëjë hapin e madh për t’u ngjitur në Serinë A pavarësisht investimeve që ka bërë.

Te Brescia luan edhe mesfushori shqiptar Emanuele Ndoj, megjithëse ndeshjet e fundit zakonisht ka qëndruar në bankën e rezervistëve.

Dy humbjet radhazi kanë afruar Breshian me zonën e ftohtë të klasifikimit dhe presidenti Çelino po mendon seriozisht se çfarë duhet të bëjë që situata të ndryshojë, duke përfshirë edhe afrimin e një trajneri të ri.

Në ndeshjen e të hënës ndaj Novarës, Tramezzani ishte i pranishëm në tribunë, ndaj për mediat italiane, ai është një prej kandidatëve më të mundshëm për të marrë drejtimin e këtij klubi, edhe pse teknikut aktual, Boskalja, i është dhënë edhe një javë mundësi për të ndryshuar fatin e skuadrës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë