Loading…
Trasnfer Listë: Hajduku i Splitit nënshkruan me një shqiptar
  • 12/01/2019 | 21:26

...

Shqiptari  Tahiraj, i lindur në Vlorë, dhei rritur në Torino të Italisë, do të jetë lojtari me numër 47 i Hajdukut të Splitit, transmeton Gazeta Metro.


Françesko Tahiraj ka kaluar me sukses testet mjekësore të cilat ka qenë duke i kryer nga mëngjesi i sotëm në Split, ka nënshkruar marrëveshje me klubin deri më 2022 ndërsa nesër do të niset për në Turqi ku do t’i bashkohet klubit tij të ri në mbrëmje.

“Jam shumë i lumtur që transferimi u realizua më në fund. Nga fillimi kam pasur vetëm një dëshirë – të vija në Hajduk. E pres me padurim stërvitjen e parë, dua të arsyetoj besimin që më është dhënë dhe të tregoj se për çfarë më kanë sjell këtu”, ka thënë menjëherë pas nënshkrimit të kontratës sulmuesi i ri i Hajdukut, Tahiraj, raporton Koha.net.

Tahiraj është i lindur më 21 shtator, 1996 në Torino, Itali, luan në krah ose si mesfushor ofensiv. Ka kaluar seleksionin e të rinjve të Juventusit, dhe ka luajtur për klubin Carpi (si i huazuar nga Juventusi) dhe për Torinon. Nga Italia ka shkuar në Slloveni ku ka qenë pjesë e Zavërçit dhe Aluminijit. Këtë sezon, në Ligën e parë sllovene, është paraqitur 18 herë, duke shënuar nëntë gola dhe katër asiste për Aluminijin.

Françesco është paraqitur për kombëtaren e Shqipërisë për grupmoshat U17 dhe U19, ndërsa posedon edhe nënshtetësi italiane.

Sipas klubit të Hajdukut, ai do të mbajë numrin 47. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë