Loading…
Tre filma synojnë të bëhen propozimi i Kosovës për “Oscar”
  • 12/09/2017 | 17:41

...

Komiteti selektues do t’i vlerësojë tre filma për të marrë vendimin se cili do të jetë propozimi i Kosovës për nominim për “Oscar”.


“T’padashtun” nën regji të Edon Rizvanollit, “Eho” i Dren Zherkës, “Rooftop Story” nen regji të Gazmend Nelës janë treshja e filmave, ekipet e të cilëve i janë përgjigjur thirrjes për aplikim të Qendrës Kinematografike të Kosovës, e cila është përmbyllur të dielën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të tre këta filma janë të bashkëfinancuar nga buxheti i shtetit. Dy të parët ngjarjen e zhvendosin në kohën e pasluftës – njëri që vë në fokus dy personazhe që ndihen të humbur dhe kërkojnë pranimin, e tjetri i konceptuar si homazh për një gjeneratë me protagonistin që e përmbyll qarkun jetësor në një gjendje të rëndë vetmie. Ndërsa, i treti flet për humbjen dhe pendimin.

Kriteri bazë që të mundë të jenë propozim i Kosovës për “Oscar” është që filmat të jenë shfaqur për shtatë ditë rresht në kinematë e vendit, duke nisur nga data 1 tetor e vitit 2016 e jo më larg sesa data 30 shtator e këtij viti, e të cilët i plotësojnë edhe kushtet e tjera të vëna nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë