Instrumentistët Agron Peni, Ertan Iliyaz dhe Astrit Stafai me datë 21 mars do të mbajnë koncert në Katar.Kjo do të jetë si pjesë e projektit “Ethno Flamenco”, në Sallën Ndërkombëtare “The Opera House”.
Stafai ka treguar për KultPlus se një pjesëmarrje e tillë është me rëndësi personale por edhe për artin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.
Koncerti do të zgjasë rreth 60 minuta ku do të prezantohen vepra origjinale të të tre artistëve, secili tanimë i dëshmuar në skenën muzikore shqiptare./gazetametro.net