Loading…
Tregimi i ateistes, që thotë se foli me Zotin, dhe tani i është kthyer në besimtare
  • 05/12/2017 | 16:33

...

Crystal McVea ka qenë vizituese e rregullt e kishës, mirëpo thellë në zemër, ajo kurrë nuk ka besuar në ekzistencën e Zotit. Megjithatë, besimi i saj ka ndryshuar tërësisht në momentin të cilin ajo e përshkruan si një eksperiencë pranë vdekjes, që e kishte sjellë atë në kontakt me krijuesin.


Në librin e saj “Zgjimi në Parajsë”,  McVea, e cila ishte shtrirë në spital për t’u operuar si pasojë e një komplikimi në pankreas, e ka përshkruar në detaje eksperiencën e saj në parajsë, takimin me engjëjt dhe me vetë krijuesin. Ajo fillimisht nuk kishte dashur ta shkruante fare librin, pasi e kishte ditur që të thënat e saj do të ballafaqoheshin me shumë kritika, mirëpo, në fund kishte menduar që do të ishte më e drejtë sikur zëri i saj të dëgjohej.

Në një intervistë të dhënë ajo është shprehur se nuk ka qenë besimtare, pra, nuk ka besuar në ekzistencën e Zotit, si dhe ka qenë pikërisht eksperienca në Parajsë ajo që ia ka ndryshuar mendjen.

Ish-mësuesja e kujton fare mirë ditën e 10 dhjetorit të vitit 2009, kur ka qenë e shtrirë në spital si pasojë e konsumimit të tepërt të medikamenteve për ndalimin e dhimbjes së pankreasit. Ajo thotë se në momentin kur i ka mbyllur sytë, pasi i ka hapur, e ka gjetur vetën në një tunel shumë të ndritshëm dhe pranë saj kanë qenë dy engjëj, të cilët i ka njohur menjëherë, pra, askush nuk ka pasur nevojë t’i tregonte që janë engjëj. Për më tepër, ajo ka thënë që në parajsë ajo nuk ka pasur asnjë ndjenjë apo emocion negativ dhe gjithçka që i ka shkuar në mendje në ato momente ka qenë pozitive.

“Engjëjt që i kisha afër nuk flisnin, ata komunikonin me njëri-tjetrin përmes telepatisë”, ka thënë ajo.

Takimi me zotin

Pa kaluar shumë kohë, McVea kishte parë që përveç dy engjëjve, që qëndronin në krahun e saj të majtë, pranë saj ndodhej edhe dikush tjetër. Në anën e saj të djathtë qëndronte vetë krijuesi, ekzistencën e të cilit ajo kurrë nuk e kishte besuar më të vërtetë, sidomos pasi ishte dhunuar në moshë të re. Mirëpo, ajo e ka përshkruar të qenit pranë tij si ndjenjën më të mirë në jetë dhe për një moment ka dashur të hiqte dorë nga të gjitha gjërat në tokë duke vendosur që të qëndronte përgjithmonë në Parajsë.  Ndaj, kur Zoti e kishte pyetur nëse dëshironte të qëndronte përgjithmonë atje apo dëshironte të kthehej në tokë, ajo fillimisht kishte zgjedhur të qëndronte, mirëpo, kur kishte dëgjuar zërin e nënës së saj duke e thirrur, ajo e kishte pyetur zotin, ndërsa ai i kishte thënë: “Kthehu dhe tregoju për gjithçka ke parë”.

Rikthimi nga parajsa

McVea papritmas kishte hapur sytë për t’a gjetur vetën të shtrirë në spital në mesin e infermiereve, doktorëve dhe nënës së saj të mërzitur. “Ndihesha si në kurth.  U mundova që të kthehesha përsëri në tunelin e lumturisë mirëpo një gjë e tillë ishte e pamundur”, ka thënë ajo.

Më pas ngadalë kishte ardhur në vete dhe ndonëse shumica e gjërave që i ka përjetuar në Parajsë i kanë ikur nga mendja, disa momente i janë ngulitur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë