Loading…
Tregu i punës, 80 % e grave janë joaktive
  • 30/11/2017 | 08:46

...

Instituti Demokraci për Zhvillim sot mban konferencën “Joaktiviteti i grave në tregun e punës: Faktorët që mbajnë gratë jashtë tregut të punës”.


Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë rreth 80.2% e grave janë joaktive në tregun e punës. Duke qenë jashtë punës, jo vetëm që pengohet zhvillimi ekonomik i përgjithshëm në vend, por kjo dëmton edhe pozitën e përgjithshme të gruas në shoqëri. Zhvillimi më i mirë ekonomik, duke përfshirë dhe fuqizuar gratë, nënkupton një angazhim më të lartë të grave në proceset vendimmarrëse.

Në konferencë do të prezantohen të gjeturat e hulumtimit të kryer nga Instituti D4D, përkitazi me arsyet e mos-aktivizimit të grave në tregun e punës. Sipas hulumtimit rezulton se 51.8% e grave  të papunësuara janë deklaruar se nuk janë aktive në forcën e punës për shkak të detyrimeve familjare (kujdesi për fëmijët dhe kujdesi për të moshuarit). Në përgjithësi, pjesëmarrja e ulët e grave në fuqinë punëtore së bashku me normat e larta të papunësisë konsiderohen si arsyet kryesore përse gratë nuk janë aktive në fuqinë punëtore në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë