Loading…
Treni që udhëton vetëm për një vajzë: Lexoni historinë e saj prekëse
  • 21/11/2017 | 23:40

...

Treni i bën vetëm dy ndalesa  një kur një nxënëse e shkollës së mesme shkon në shkollë dhe një tjetër kur ajo kthehet.
Për vite të tëra, treni në stacionin Kami-Shirataki në Japoni ndalet vetëm për një nxënëse, nxënëse kjo e cila udhëton çdo ditë për në shkollë.


Treni ndalet vetëm dy herë në ditë në këtë stacion njëherë për ta marrë vajzën nga aty dhe herën tjetër për ta lënë atë përsëri aty kur shkolla të përfundojë.

Duket si një film i dhimbshëm, por sipas CCTV News, ky ishte një vendim që Hekurudhat Japoneze e morën grupi i cili menaxhon rrjetin e hekurudhave në Japoni, vendim ky që u morr më shumë se tri vite më parë.

Ata dëshiruan që ta mbyllin këtë stacion për shkak të mungesës së njerëzve, por më pas e vërejtën se treni po përdorej nga një vajzë për të shkuar në shkollë. Kështu, ata vendosën që ta mbajnë stacionin të hapur derisa ajo ta përfundojë shkollën.

Kompania madje ka rregulluar orarin e ardhjes së trenit sipas kohës që ajo dëshiroi. Vajza e panjohur pritet që të diplomojë këtë mars, dhe atëherë ky stacion do të mbyllet përgjithmonë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë