Loading…
Trepça ’89 kampione e Kosovës edhe për U-15
  • 19/06/2017 | 19:25

...

Pak minuta më përpara ka përfunduar ndeshja finale e grupmoshave U-15 në të cilën në finale luajtën skuadra mitrovicase KF Trepça ’89 dhe ajo prishtinase “2 Korriku”, ku triumfuan mitrovicasit për të sjell edhe një tjetër titull në qytetin buzë Ibrit.


Kështu kampionët e U-15 në Lidhjes Rajonale të Futbollit  të Mitrovicës Trepça ’89 ka vazhduar serinë e titujve kampion të skuadrës sendore që triumfuan në Vala Superligën e Kosovës dhe do përfaqësojnë vendin në Ligën e Kampionëve dhe skuadrës U-17 që po ashtu dolën kampionm vendi.

Në gjysëmfinale të kësja gare  gjithnjë e më atraktive “minatorët” – KF Trepça ’89 ka mundur me rezultat minimal 1:0 skuadrën tjetër mitrovicase KF Lushta.

Ndeshja e sotshme  finale u zhvillua në stadiumin ” Ramiz Sadiku” në Prishtinë , ku u ballafaquan dy skuadrat më të m ira të kësja grup moshe për sivjet: KF Trepça’89 FC – 2 Korriku. Duhet përgëzuar të gjithë stafin drejtues të skuadrës KF Trepça’89 FC, posaçërisht me trajnerët Astrit Çitaku dhe Lavdim Behxheti që kanë punuar me përkushtim edhe angazhim duke korr sukses të punës së pandalshme me këtë grup moshë që është shumë premtuese.

Ata shprehen té kënaqur me futbollistet e tyre dhe premtojnë rezultate edhe në edicionet e ardhshme, shkruan mitrovicatoppress.com./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë