Loading…
Tri shenja që duhet menjëherë të largoheni nga dielli dhe nxehtësia
  • 08/08/2017 | 14:52

...

Ekspozimi në temperatura të larta dhe në nxehtësi ekstreme për një kohë të gjatë mund të sjellë deri te nxehja e tepërt e trupit tuaj. Kjo do të thotë se trupi nuk mundet më ta ftohë veten dhe ta kthejë temperaturën e vet në atë optimale, transmeton gazetametro.net.


Kur temperatura e trupit rritet, rritet edhe qarkullimi i gjakut në trup, më tepër djersitemi dhe marrim frymë më shpesh dhe kështu trupi ftohet.  Mirëpo, ky mekanizëm mbrojtës i ka edhe efektet e veta anësore.

Për shkak të rregullimit të temperaturës së trupit me djersitje nga trupi del një sasi e madhe e ujit, dhe nëse nuk e kompensojmë duke i futur lëngje, vjen deri te dehidrimi i cili shpesh sjellë deri te marramendja gjatë ditëve shumë të nxehta.

Në vazhdim lexoni cilat shenja që tregojnë se duhet të largoheni nga dielli dhe nxehtësia dhe të kërkoni freski në hije.

  1. Marramendja

Ndoshta keni mendar se djersitja është shenja e parë e nxehjes së tepërt të trupit, por nxehtësia mund të ju “godas në kokë” edhe në momentin kur djersiteni. Temperatura së pari ndikon në indin e ndjeshëm në tru, prandaj gjatë nxehjes së trupit ndoshta mund të ndieni marramendje të lehtë. Në këtë rast menjëherë pini dy-tre gota ujë në mënyrë që të kompensoni humbjen e lëngjeve dhe të freskoheni.

  1. Ndërprerja e menjëhershme e djersitjes

Djersitja e madhe është dukuri normale nëse i jeni ekspozuar diellit dhe nxehtësisë. Duhet të brengosemi nëse djersitja në këto kushte ndërpritet. Kjo do të thotë se trupi është dehidruar seriozisht dhe po humb aftësinë e rregullimit të temperaturës. Atëherë është e nevojshme që menjëherë të largoheni, të futni ujë në organizëm, dhe nëse keni mundësi, hiqni rrobat nga trupi dhe shtrihuni në mënyrë që trupi juaj të “merr frymë”.

  1. Puçrrat nga nxehtësia

Edhe pse shpesh paraqiten te fëmijët, puçrrat të shkaktuara nga nxehtësia nuk janë të rralla as te të rriturit. Deri te ta vjen në momentin kur gjëndrat e djersitjes bllokohen dhe djersa mbetet nën sipërfaqe të lëkurës. Atëherë në trup paraqiten pikla të vogla të kuqe të përcjella me ndjenjën e djegies dhe shpimit. Gjatë nxehtësive ekstreme zgjidhni veshjen nga materiale të lehta sepse kjo ndihmon në parandalimin e paraqitjes së puçrrave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë