Loading…
Trimërohet Daçiq: “Kujt i flisni ore, ju që na keni bombarduar…”
  • 10/08/2018 | 14:31

...

Propozimi mbi kufizimin është shprehje e dëshirës për gjetjen e një zgjidhje je kompromisi për Kosovën dhe nuk duhet parë si dobësi, ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic, duke i quajtur hipokritë ata që janë kundër ndryshimit të kufijve, transmeton gazetametro.net.


“E kam parë se (Peter) Galbraith ka thënë se për të është I pamundur ndryshimi I kufijve… Si nuk ju vjen turp, ata që na kanë bombarduar dhe i kanë prishur kufijtë e Serbisë? E tash janë kujtuar – nuk ka më ndryshim kufijsh… Dëgjoni, e keni hapur kutinë e Pandorës, u krye, fund… Si nuk ju vjen turp, hipokritë? Kjo vlen edhe për Maqedoninë, e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe thotë se tash nuk ka ndryshim kufijsh… E tash, kur arusha po luan në oborrin tuaj, tash nuk ka ndryshim kufijsh… Mbi cilin kufi ju po flisni, mbi kufirin ndërmjet Serbisë e Kosovës – ku ekziston ai kufi,kush e paska verifikuar atë kufi? Turp ju qoftë! Tash përnjëherë u kujtuam se s’paska ndarje sipas parimit etnik… E si u krijua, mos paska qenë UÇK-ja shumëkombëshe, mos ndoshta UÇK-ja paska luftuar për Kosovën multietnike”, ka hapur zemrën Dacic në konferencën me gazetarë pas bisedës me zëdhënësen e ministrisë ruse të punëve të jashtme Marija Zaharova.

Dacic ka thënë se ai gjithmonë ka folur për kufizimin si zgjidhje për Kosovën.

“Me rastin e spekulimeve mbi tri komunat shqiptare nga jugu i Serbisë, Dacic ka shtuar: “Mos qenka kjo zgjidhje kompromisi, mos ta bëjmë budallanë!”

Ai ka shtuar edhe se për Rusinë është e pranueshme gjithçka që është e pranueshme për Serbinë dhe Serbia nuk ia punon prapa krahëve Rusisë, njofton TV N1.

Serbia e Rusia janë partnerë të rëndësishëm dhe Moska mbetet konsekuente kur është në pyetje Kosova, ka thënë Marija Zaharova./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë