Loading…
Tronditëse çfarë thotë Trump: Edhe nëse e kam gabim s’do ta pranoj dhe do të gjej një justifikim
  • 12/06/2018 | 19:12

...

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dhënë një deklaratë tjetër edhe më befasuese, ose më mirë të themi, tronditëse.


Ai të martën e pranoi se mund të jetë gabim në lidhje me Kim Jong Un. Megjithatë, kjo nuk është pjesa më interesante e në të njëjtën kohë edhe tronditëse e tij, transmeton gazetametro.net

Trump vazhdoi duke thënë se edhe nese përfundon duke e pasur gabim për Kim Jong Un, ai nuk do ta pranojë se e ka gabim dhe do të gjejë një justifikim tjetër.

“Mund të jem gabim, e kam fjalën, mund të qëndroj para jush pas gjashtë muajve dhe të them, ‘Hej, u gabova’”, tha Trump gjatë konferencës për shtyp pas takimit me liderin e Koresë së Veriut.

“Nuk e di nëse do ta pranoj ndonjëherë se e kam pasur gabim, por do të gjej ndonjë lloj justifikimi”, shtoi ai. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë