Loading…
Trump demanton: Jam një gjeni stabil, nuk do të largohemi nga NATO
  • 12/07/2018 | 15:00

...

Presidenti Donald Trump tha të enjten se nuk është duke kërncënuar që ta tërheq SHBA’në nga NATO.

Ai tha se nuk do të tërhiqen nga NATO dhe është shumë i lumtur me aleancën tani që anëtarët janë pajtuar të rrisin kontributin e tyre “si asnjëherë më parë”, transmeton gazetametro.net

Në një konferencë në Samit, Trump tha se përkushtimi i SHBA’së ndaj NATO’s mbetet shumë i fuqishëm.

Ai tha se është inkurajuar nga vullneti i anëtarëve për të rritur shpenzimet në mbrotjtje pasi iu tha se nuk do të ishte aspak i lumtur nëse nuk do të shpenzonin 2% të buxhetit në mbrojtje.

Presidenti iu tha se raportuesve se tani nuk ka problem me NATO’n tani që vendet anëtare janë pajtuar që të shpenzojnë së paku 33 miliardë dollarë më shumë në mbrojtjen e tyre kolektive. Kemi bërë progres shumë të madh sot, tha presidenti amerikan.

Trump u përpoq t’i qetësonte shqetësimet duke thënë se është një gjeni stabil dhe nuk do të ndryshojë mendje pas Samitit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë