Loading…
Trump e ashpërson retorikën kundër Koresë Veriore
  • 11/08/2017 | 14:06

...

Presidenti amerikan ka thënë se komenti i tij  mbi zjarrin dhe tërbimin ndoshta nuk ishte mjaft i ashpër për Penianin.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka ashpërsuar retorikën e vet kundër Koresë Veriore, duke thënë se ky vend do të duhej të jetë “shumë, shumë nervoz” madje edhe nëse i shkon ndërmend të sulmojë SHBA apo aleatët e tyre, pasi që Peniani publikoi se po e shqyrton planin mbi sulmin me raketa në afërsi të territorit amerikan në Guam të Paqësorit.

“Populli i këtij vendi është i sigurt. Aleatët tanë janë të sigurt. Dhe dua të them këtë: Koreja Veriore më mirë të mendohet se çfarë është duke bërë sepse do ta gjejë fatkeqësia si pak vende në botë”, i ka thënë Trump gazetarëve në Nju Xhersi, transmeton gazetametro.net.

Sa i përket kërcënimit të së martës kur e ka porositur Penianin se “do të pritet me zjarr dhe tërbim të cilat bota nuk ka parë ndonjëherë”, Trump ka thënë se këto deklarata ndoshta nuk kanë shkuar mjaft larg.

“Ndoshta nuk ishte mjaft ashpër. Ata këtë tanimë një kohë të gjatë i bëjnë vendit tonë, shumë vite. Dhe tani është koha që dikush të veprojë për njerëzit e këtij vendi dhe njerëzit e vendeve tjera”, ka shtuar Trump.

I pyetur a do të shqyrtojë sulmin preventiv në Kore Veriore në mënyrë që të parandalojë sulmin nuklear në SHBA, Trump është përgjigjur: “Do të shohim se çfarë do të ndodh”.

“Nëse Koreja Veriore madje vetëm edhe mendon për sulm ndaj dikujt, të cilët i duam apo i përfaqësojmë, apo në aleatët tanë, apo ndaj neve, duhet të jetë shumë, shumë nervoze. Do t’ju them diçka. Edhe duhet të jenë nervoz. Sepse do t’iu ndodhin gjëra për të cilat kanë menduar se janë të pamundura”, ka shtuar Trump.

Gjithashtu edhe ministri i mbrojtjes së qeverisë amerikane Jim Matt    is është prononcuar për këtë çështje duke thënë se lufta në mes të SHBA dhe Koresë Veriore do të ishte “katastrofale”, duke bindur se SHBA do të jenë të gatshme nëse do të ketë nevojë.

“Lufta është tragjedi e mirënjohur, nuk duhet ta vizatojmë këtë, ajo do të ishte katastrofale”, ka thënë njeriu i parë i Pentagonit, transmeton AFP.

Ministri i mbrojtjes ka thënë se përgjegjësia e tij është të përgatitë opsionet ushtarake nëse do të ketë nevojë, por se SHBA angazhohet për qasje diplomatike ndaj kërcënimit koreanoverior.

Guam ishte ishulli kyç në strategjinë ushtarake amerikane në Luftën e Koresë në vitet 1950 deri 1953, dhe i rëndësishëm edhe gjatë Luftës së Vietnamit si bazë për bombarduesit të dërguar nëpër misione në Azinë Juglindore.

Banorët e Guam janë qytetarë amerikanë, por nuk kanë të drejtë vote nëpër zgjedhjet amerikane./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë