Loading…
Trump e pranon: Rusia vodhi të dhëna nga amerikanët
  • Jan 11, 2017 | 17:39

...

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe zëvendësi i tij, Mike Pence, kanë mbajtur një konferencë për shtyp, ku kanë komentuar raportet e mediumeve amerikane të një dite më parë, raporte të cilat flisnin për ndërhyrjen e Rusisë gjatë zgjedhjeve dhe ku u bë e ditur se Rusia kishte të dhëna komprometuese për vet Donald Trumpin, duke përfshirë një xhirim ku përfshihen prostituta në një hotel në Moskë.

I pyetur rreth vërtetësisë së këtyre raporteve, Trump tha se raporte të tilla janë shumë ‘të pasakta dhe të turpshme’. Gjithashtu, ai tha se fakti që ai ka marrëdhënie të mira me Rusinë është gjë e mirë dhe jo pengesë.

Sa i përket asaj nëse Rusia vodhi të dhëna përmes hakerëve, Trump e pranoi duke thënë se ‘mendoi se ishte Rusia, por ne sulmohemi çdo ditë nga njerëz dhe shtete të ndryshme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë