Loading…
Trump e Putin refugjatë, njihuni me artistin sirian që i transformon liderët botërorë
  • 30/01/2018 | 20:48

...

Nga Donald Trump te Vladimir Putin, duke kaluar te Angela Merkel e Kim Jong-un: artisti sirian Abdalla Al Omari, ka pikturuar disa liderë botërorë (të vjetër e të rinj), në veshje të pazakontë prej refugjati.


Koleksioni i tij, “The Vulnerability Series”, është i përbërë nga autoritetet politike të pikturuara në një pozicion të pazakontë: ai i varfërisë dhe brishtësisë.

Kështu, presidenti amerikan Donald Trump është transformuar në një refugjat që kërkon azil politik, me një fëmijë në krah; Kim Jon-un fsheh pas shpinës një raketë të vogël lodër, ndërsa Angela Merkel pikturohet si një fshatare e trishtuar në një kotec pulash.

Në sajtin e tij, Abdalla, e shpjegon kështu kuptimin e veprave të tij: “Në këtë univers pa gravitet, gjithçka që mund të mbështetemi është vulnerabiliteti ynë. Jam bindur se është arma më e fuqishme që njerëzimi zotëron, shumë më e fuqishme nga lojërat e pushtetit, të kratereve eksplozivë dhe të gëzhojave të plumbave në memorien tonë kolektive. Është një dhuratë që duhet ta festojmë të gjithë”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë