Loading…
Trump: E pyeta Putinin nëse Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane
  • 11/11/2017 | 21:24

...

Presidenti Vladimir Putin është ndjerë i ofenduar nga akuzat që Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Amerikë, ka thënë Presidenti amerikan Donald Trump, pas takimit të shkurtë të dy presidentëve në samitin e Azisë dhe Paqësorit në Vietnam, transmeton Gazeta Metro.


“Ai më tha që Rusia absolutisht nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet tona dhe u ofendua nga akuzat”, përsëriti Trump, duke shtuar që këto akuza janë shpikje të demokratëve të Hillary Clinton e cila humbi zgjedhjet.

Tutje, Donald Trump tha që personalisht ai i beson Putinit në këtë çështje dhe tha që e di që ai po e thotë të vërtetën.

Më herët, inteligjenca amerikane kishte arritur në përfundim që Rusia ka ndërhyrë në programe kompjuterike të shtabit zgjedhor demorat dhe ka vjedhur e-mailat e Clinton, që më vonë i kishte botuar Wikileaks.

Përveç kësaj, hakerët rusë kishin përdorur fushata me lajme të rreme nga tërë bota për të bindur amerikanët të votojnë Trumpin.

Departamenti amerikan i Shtetit ka caktuar prokurorin Robert Mueller për t’u marrë me këto akuza. Mueller ditë më parë ka ngritur aktakuzat e para ndaj disa prej ndihmësve më të afërt të Donald Trump. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë