Loading…
Trump e quan budalla Robert De Niron: Ka marrë shumë grushte nëpër filma
  • 12/06/2018 | 23:01

...

Presidenti amerikan Donald Trump e ka sjellë brenda institucioneve të shtetit gjuhën prej një personazhi të emisioneve argëtuese televizive, transmeton Gazeta Metro.

Pas shumë sjelljeve kontraverse dhe skandaleve që shkaktoi që prej ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, Trump kësaj radhe ka kritikuar ashpër edhe aktorin e njohur, Robert De Niro. Reagimi erdhi pasi ylli i Hollyëoodit mbajti një fjalim duke kritikuar politikat e presidentit.

“Robert De Niro, një person me inteligjencë të ulët, ka marrë shumë grushte në kokë nga boksierët nëpër filma. E pashë mbrëmë dhe besoj që ai nuk e di që ekonomia amerikane është shumë lartë dhe punësimi është më së miri ndonjëherë”, ka shkruar Trump në internet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë