Loading…
Trump falënderon Putin’in për dëbimin e diplomatëve amerikanë
  • 11/08/2017 | 14:02

...

Presidenti amerikan Donald Trump të enjten e ka falënderuar presidentin rus Vladimir Putin në zvogëlimin e numrit të diplomatëve në Rusi, sepse kjo lëvizje do “t’i ulë shpenzimet” e Uashingtonit.

“Dëshiroj ta falënderojë sepse ne po përpiqemi t’i ulim shpenzimet dhe sa më përket mua, unë e falënderoj shumë që ka dëbuar një numër të madh të njerëzve”, i ka thënë Trump gazetarëve dhe ka shtuar se “nuk ka arsye që ata të kthehen”. Nuk është e qartë se a ka bërë shaka presidenti Trump, shkruan Reuters, transmeton gazetametro.net.

Duke reaguar në sanksione të reja të cilat i ka vendosë Kongresi amerikan, Putin’i më 30 korrik i ka urdhëruar Uashingtonit që deri në shtator t’i tërheq 755 nga gjithsej 1.200 të punësuarve në ambasadën dhe konsullatet në Rusi.

Zvogëlimi i dhunshëm i numrit të të punësuarve, sipas gjitha gjasave do t’i godasë punëtorët rus të cilët punojnë nëpër përfaqësi diplomatike amerikane. Sipas raportit  nga viti 2013 shtetasit amerikan përbënin vetëm një të katërtën prej 1.200 të punësuarve nëpër përfaqësitë diplomatike amerikane./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë