Loading…
Trump-gazetarit të CNN: Ju krijoni lajme të rreme (Video)
  • 11/01/2017 | 19:21

...

Televizioni amerikan CNN të martën raportoi se presidenti i zgjedhur amerikan, republikani Donald Trump kishte afërsi me Rusinë në kohën e kampanjës elektroale për president të Amerikës.

E siç duket Trump nuk e falë lehtë një gjë të tillë, kjo pasi ai në fjalimin e tij të parë që prej se u zgjodh në krye të superfuqisë botërore refuzoi t’i përgjigjet pyetjes së një gazetari të CNN-it. Por, situata nuk mbaroi me kaq.

Trump dhe korespodenti i CNN-it Jim Acosta patën një përleshje verbale pasi biznismeni Trump refuzoi t’i përgjigjet pyetjes së Acostas gjatë konferencës, duke i thënë atij: “Ju krijoni lajme të rreme”, transmeton gazetametro.net

Kurse, Acosta ja ktheu: “Ju po sulmoni televizionin tonë, a mund të na jepni një mundësi që të ju parashtrojmë pyetje”?. Një deklarim i tillë e acaroi Trumpin, i cili i tha: “Mos u bëj i pasjellshëm”. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë