Loading…
Trump humb kontrollin, sulmon gazetarin: Ule mikrofonin dhe ulu aty po të them
  • 07/11/2018 | 19:11

...

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka lëshuar një sulm të jashtëzakonshëm ndaj një gazetari të CNN.


Presidenti amerikan urdhëroi raportuesin që të ulë mikrofonin dhe të ulet, shkruan The Independent, transmeton gazetametro.net

Reagimi i Trump erdhi pas një pyetje të gazetarit në lidhje me karavanin e migrantëve që po i afrohet Amerikës, ku Trump u pyet nëse mendon se po i demonizon migrantët.

”Unë mendoj se duhet të më lini të drejtoj vendin, ju drejtoni CNN, dhe po ta bënit si duhet, popullariteti juaj do të ishte më mirë”, tha Trump.

Trump Has Heated Exchange With CNN'S Jim Acosta

Watch this extremely heated exchange between President Trump and CNN's Jim Acosta in which Trump walks away from the podium, then tells Acosta he's a 'rude, terrible person'

Posted by NowThis Politics on Wednesday, 7 November 2018

Kur gazetari u përpoq të vazhdonte me pyetjen e radhës në lidhje me hetimet e Mueller, Trump u hidhërua duke thënë: Mjaft më. Mjaft më. Ky hetim nuk më shqetëson sepse është një mashtrim.

Pasi gazetari insistoi, Trump reagoi: Mjaft më. Ule mikrofonin.

Teksa gazetari po vazhdonte të këmbëngulte, Trump u largua nga podiumi, kur atëherë gazetari i ul.

Trump pastaj u kthye tek podiumi duke thënë se CNN duhet të turpërohet që ka punëtorë si ti, se është një person i pasjellshëm dhe i tmerrshëm dhe se nuk duhet të punonte për CNN. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë