Loading…
Trump i egër, tronditë me fyerje disa shtete
  • 12/01/2018 | 12:44

...

“Përse na vijnë imigrantët nga këto m** shtete?! Neve na nevojiten norvegjezët”.


Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Kongresit në Shtëpi të Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump e humbi durimin gjatë debatit mbi marrëveshjen në mes dy partive mbi imigrimin, lajmëron Washington Post.

“Përse na vijnë gjithë ata njerëz nga ato m** shtete?”, ka thënë Trump duke folur për vendet afrikane dhe Haiti. Më pas propozoi që SHBA duhet t’i sjellin njerëzit nga vendet siç është Norvegjia, me kryeministren e së cilës u takua të mërkurën, transmeton gazetametro.net.

Sipas dy burimeve të Post’it, kongresistët ishin të shokuar me këtë shpërthim vulgar të Trump’it.

Më herët gjatë ditës, Trump dukej se ishte i gatshëm për marrëveshje të kompromisit por gjatë takimit e ndërroi mendjen dhe e humbi interesimin për marrëveshje./gazetametro.net.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë