Loading…
Trump i tërbuar për shkak të lajmeve të rrejshme mbi rusët
  • Jan 11, 2017 | 11:38

...

Presidenti i zgjedhur i SHBA’ve Donald Trump i ka hedhur poshtë pretendimet e medieve për atë se rusët kanë shënime personale komprometuese dhe financiare për të, si “gjueti politike e shtrigave”.


“Lajmet e rreme – gjueti e pastër politike e shtrigave”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Twitter, pasi që CNN publikoi se në dokumentet sekrete të cilët i janë dorëzuar Barak Obama’s dhe Trump’it, shkruan se rusët pohojnë se kanë shënimet personale dhe financiare mbi Trump’in, transmeton gazetametro.net.

CNN është thirrur në zyrtarin amerikan i cili ka pasur qasje në raport, dhe këto pohime janë paraqitur në dy faqe të raportit mbi hakimin rus gjatë zgjedhjeve presidenciale më 2016.

Siç transmeton Reuters, diplomati rus Dimitrij Peskov në konferencë për shtyp ka thënë se raporti i shërbimeve të inteligjencës amerikane në të cilin pretendohet se Rusia është përzier në zgjedhje – është joprofesional dhe nuk përmban asnjë provë.

“Jemi dëshmitarë të lodhjes serioze nga këto akuza. Kjo vërtet përkujton në gjueti shtrigash” ka thënë ai, transmeton Reuters. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë