Loading…
Trump kthehet kundër njerëzve të Shtëpisë së Bardhë dhe ia mban anën Putinit: Ata janë njerëz budallenj
  • 10/07/2018 | 14:26

...

Gjatë një telefonate me Vladimir Putinin në muajin Mars, presidenti Trump u përpoq që të qetësonte shqetësimet e Putinit se  zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po përpiqen të bllokojnë bisedën mes të dyve.


Pasi Putini përmendi se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po përpiqen të ndërhyjnë, një person me njohuri direkte për bisedën tha sa Trump i kishte thënë Putinit, “Ata janë njerëz budallenj; nuk duhet t’i dëgjosh ata”, raportoi Neë York Times të hënën, përcjell gazetametro.net

Në atë kohë, Trump injoroi këshilltarët e tij të Sigurisë Kombëtare dhe uroi Putinin për fitoren e tij për të cilën gjerësisht besohet se nuk ishte demokratike. Trump’it i ishte ofruar një kërkesë me udhëzimin “MOS E URO”.

Trump gjithashtu e kishte ftuar Putinin në Shtëpinë e Bardhë, e që do të ishte vizita e parë që nga viti 2005.

Trump ka kohë që admiron Putin’in dhe beson se SHBA’ja dhe Rusia mund të jenë aleatë, sipas shumë raporteve mbi sjelljen e Trump në drejtim të Putin dhe regjimit të tij. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë