Loading…
Trump: Marrëdhënie të mira me Tillerson’in, por jo qëndrim të njëjtë mbi Korenë Veriore
  • 12/10/2017 | 14:53

...

Mediet amerikane më herët kanë transmetuar se sekretari i shtetit Rex Tillerson, haptas e ka kritikuar presidentin Trump dhe gjoja e ka quajtur “budalla”.


Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka marrëdhënie të mira me sekretarin e shtetit të SHBA Rex Tillerson, por se nuk kanë vështrim të njëjtë në çështjen e Koresë Veriore, ai ka thënë se ka “qëndrim pak më ndryshe për Korenë e Veriut se të tjerët”.

Ka shtuar se “i dëgjon të gjithë”, por në fund qëndrimi i tij është ai i cili është i rëndësishëm.

NBC News më herët ka publikuar se në takimin me ekipin e sigurisë kombëtare dhe zyrtarët e kabinetit të presidentit në Pentagon, Tillerson haptas e ka kritikuar presidentin dhe gjoja e ka quajtur “budalla”, gjë që e ka demantuar sekretari shtetëror, transmeton gazetametro.net.

Trump ka porositur se është më i “mençur” se Tillerson’i, duke thënë në një intervistë për revistën Forbes, se “nëse e ka quajtur Tillerson’i budalla, duhet të krahasojnë testet e inteligjencës”.

“Mendoj se këto janë lajmet e rreme.  Megjithatë, nëse ai e ka thënë këtë, konsideroj se do të duhet t’i krahasojmë testet e inteligjencës. Dhe mund t’ju them se kush do të fitojë “, ka thënë Trump.

Trump më pas ka thënë se ka “besim total” në Tillerson’in dhe se rrjeti televiziv NBC këtë lajm e ka shpikur. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë