Loading…
Trump në sulm: Gjermania kontrollohet totalisht nga Rusia
  • 11/07/2018 | 10:02

...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë distancimin nga aleatët tradicionalë europianë, nën drejtimin e Presidentit Donald Trump, transmeton Gazeta Metro.

Relacionet e prishura Gjermani-Amerikë, që nuk mendohej se do të vinin ndonjëherë në këtë gjendje, tashmë janë më së keqi që nga Lufta e Dytë Botërore.

BBC raporton që në Samitin e NATO’s që mbahet në Bruksel, Presidenti Trump ka goditur drejtëpërdrejtë Gjermaninë duke thënë që shteti europian kontrollohet nga Rusia.

“Gjermania është krejtësisht e kontrolluar nga Rusia për shkak se ata do të marrin nga 60 deri në 70 përqind të energjisë nga Rusia”, tha Trump në Bruksel.

Mediat botërore kanë shkruar dje për mundësinë që Trump ta tërheqë Amerikën nga NATO, veprim që mund të ndodhë vështirë, por nuk është i pamundur nëse merret për bazë logjika e veprimeve të administratës aktuale. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë