Loading…
Trump nominohet për çmimin Nobel për Paqe
  • 14/06/2018 | 14:11

...

Dy deputetë norvegjezë kanë nominuar Donald Trump’in për çmimin Nobel për Paqe pas Samitit të Singaporit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.


Christian Tybrig – Gjedde dhe Per-Willy Ammundsen, deputetë për partinë populiste, ‘Partia e Progresit’ , kanë bërë nominimin, transmeton gazetametro.net

Trump ‘ka ndërmarrë një hap të madh dhe të rëndësishëm drejtim të ç’armatimit, paqes dhe pajtimit në mes të Koresë Veriore dhe Jugore,’ thanë për agjencinë norvegjeze të lajmeve NTB, të mërkurën.

Një grup i ligjvënësve amerikanë gjithashtu po përkrahin idenë e nominimit të Trump për çmimin Nobel për paqe.

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u takuan të martën në atë që u konsiderua të jetë takim historik mes të dyve, në Singapor, ku mes tjerash u nënshkrua dhe marrëveshja ku Koreja Veriore pajtohen në parim për ç’armatimin bërthamor të Gadishullit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë