Loading…
Trump pretendon se i ka përmirësuar marrëdhëniet me Korenë Veriore
  • 12/01/2018 | 15:58

...

Presidenti amerikan Donald Trump la të kuptohet se ka zhvilluar marrëdhënie pozitive me liderin e Koresë Veriore, përkundër ofendimeve publike të cilat i kanë shkëmbyer në mes vite muajt e kaluar, ka publikuar sot Wall Street Journal.


“Besoj se kemi marrëdhënie të mirë me Kim Jong Un’in”, ka thënë Trump në intervistë dhënë WSJ, transmeton gazetametro.net.

“Kam marrëdhënie me njerëzit. Mendoj se jeni të habitur”, ka thënë ai por pastaj refuzoi të përgjigjet se a ka biseduar me Kim.

“Nuk dëshiroj të komentojë këtë. Nuk them se kam folur apo nuk kam folur. Vetëm nuk dua të komentojë”.

Edhe pse deri tani rregullisht e ka fyer Kim Jong Un’in në Twitter, e ka quajtur, maniak, person i keq, e ka përqeshur se është i shkurtë dhe buf, Trump këto komente i ka vendosur në kontestin e strategjisë së gjërë.

“Shpesh do të shihni këtë te unë. Përnjëherë dikush bëhet miku im më i mirë. Mund t’ju jap 20 shembuj. Ju mund të më jepni 30. Unë jam një person shumë fleksibil”, ka thënë ai.

Trump e ka përkrahur pjesëmarrjen e Koresë Veriore në Lojërat Olimpike dimërore në Korenë Jugore sivjet, por edhe ka vërejtur se ndoshta Pheniani po tenton të fusë pykë në mes të Washingtonit dhe Seulit: “Sikur të isha unë në vend tyre, do të tentoja të njëjtën gjë”.

“Diferenca është në atë se unë jam president, ndërsa të tjerët nuk janë. Edhe se unë di më shumë për pyka se cilado qenie njerëzore e cila ndonjëherë ka jetuar”, ka thënë ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë