Loading…
Trump: Putin nuk është armiku im
  • 12/07/2018 | 18:05

...

Duke folur në një konferencë për shtypin në Brukseltë enjten, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk është armik por më shumë kompetitor.


Trump, i cili ishte pjesëmarrës në një Samit të NATO’s në Bruksel, foli për raportet e tij me Putin’in pasi një gazetar e pyeti pse mendon se takimi me presidentin rus do të shkojë mirë, transmeton gazetametro.net

“Është një kompetitor. Ai ka qenë shumë i mirë me mua sa herë e kam takuar. Unë kam qenë i mirë me të”, tha Trump.

“Dikush ishte duke pyetur, ‘A është armik ai?’ Ai nuk është armiku im. A është një mik? Jo, nuk e njoh mirë. Por për aq sa e kam takuar, kemi kaluar mirë…por në fund të ditës, ai është një competitor. Ai përfaqëson Rusinë. Unë përfaqësoj SHBA’në. Nuk është çështje e armikut apo mikut”, shtoi Trump.  /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë