Loading…
Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës mrekulloi parisienët |FOTO/VIDEO
  • 04/06/2018 | 19:12

...

Ishte teatri ‘Le Palace’ në Paris, i cili i mirëpriti balerinët nga Kosova, për 3 ditë radhazi, në datat 1, 2, dhe 3 qershor në skenën e tij, shkruan KultPlus.


Përgjatë këtyre tri ditëve Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, dha tri herë shfaqjen “Recomposed”, duke mbushu kështu sallën përplot publik.

Trupa e Baletit të Kosovës, në Paris, u mirëprit edhe nga Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Shfaqja “Recomposed” u dha për herë të parë premierë në vitin 2016 edhe në skenën tonë, shfaqja është projekt i realizuar në mes të Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Ambasadës Franceze në Kosovë dhe është punuar me koreografi të francezëve Christophe Beranger dhe Jonathan Pranlas-Descours. Recomposed i referohet gjendjes aktuale të Kosovës, të ardhmes së saj, perceptimit të traditave, diçka që të gjithë kërcimtarët bashkëndajnë me kulturën kosovare.

Si një vepër politike, baleti portretizon dëshirat e shoqërisë kosovare në marshimin drejt lirive individuale universale, një proces kompleks por i pandalshëm. Ngjarja zhvillohet në kuadër të “vitit të përbashkët mes dy ambasadave”, të Kosovës në Francë dhe të Francës në Kosovë, dizajnuar me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së shtetit.

 

Paraqitja e dytë e Baletit Kombëtar të Kosovës në Teatrin “Le Palace” – Paris

Posted by Baleti Kombëtar i Kosovës – The National Ballet of Kosovo on Sunday, 3 June 2018

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë