Loading…
Tshiba me humbje miliardëshe për vitin 2016
  • 12/08/2017 | 20:57

...

Konglomerati i njohur japonez Toshiba, ka shënuar një humbje neto prej 965,7 miliardë jenësh ose 8,8 miliardë dollarë në pasqyrën financiare të vitit të kaluar.


Kompania 142 vjeçare mund të përjashtohet nga Bursa e Tokios (TSE), pasi raportet e vonuara financiare u miratuan pjesërisht nga kompania e auditimit “PricewaterhouseCoopers Aarata” (PCA).

Megjithatë, PCA-ja ka lëshuar një vlerësim të pafavorshëm lidhur me kontrollet e brendshme në Toshiba.

Kompania ka pësuar humbje të mëdha që lidhen me njësinë amerikane të energjisë bërthamore “Westinghouse Electric”, tashmë jofunksionale.

Gjithashtu, në muajin mars, Toshiba raportoi bilanc negativ prej 552,9 miliardë jen.

Kompania është ende duke u përballur me frikën se mund të përjashtohet nga TSE-ja, dhe po përpiqet të shesë njësinë e vet fitimprurëse për të mbledhur para.

Toshiba do të çregjistrohet nga Bursa e Tokios nëse raporton një vlerë neto negative edhe për vitin e dytë me radhë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë