Loading…
Turistët serbë në Shqipëri, të kënaqur dhe të befasuar
  • 06/09/2017 | 10:17

...

Shqipëria si destinacion turistik viteve të fundit është gjithnjë e më tërheqëse për pushuesit serbë.


Dy dete, Adriatiku dhe Joni, 450 kilometra bregdet, plazhet me rërë, hotelet luksoze, fotografia e cila po e befason shumicën, të cilët e kanë njohur Shqipërinë si të mbyllur nga koha e komunizmit.

Qendrat më të mëdha turistike në Shqipëri janë në bregdetin jugor, Vlora në të cilën po investojnë italianët, Saranda, shumë tërheqëse për investitorët skandinav.

“Pesë fluturime çarter nga Polonia. Po na zbulojnë çekët dhe rusët. Çdo ditë na kontaktojnë agjencitë nga shumë vende. Nga Serbia nuk ka shumë grupe të organizuara por na vijnë familjet”, thotë për televizionin serb RTS Arjana Isaku, pronare e agjencisë turistike në Durrës, transmeton gazetametro.net.

Pa marrë parasysh që Durrësi është porti më i madh shqiptar, ky vend është edhe pushimorja e njohur buzë Detit Adriatik. Këtu viteve të fundit shumë po ndërtohet. Janë ngritur 150 hotele, ndërsa banesat në ndërtim kryesisht po i blejnë shqiptarët nga diaspora apo turistët nga Evropa Perëndimore.

Me rrogë mesatare prej 240 eurove, Shqipëria për turistët nuk është e shtrenjtë. Papunësia është e madhe prandaj gjatë sezonit, për hotelierë çdo turist është i rëndësishëm.

“Kemi mysafirë nga Serbia. Ata shkojnë të kënaqur por edhe të befasuar. Ata janë ambasadorët tanë. Na duhet ende kohë që të punojmë në shërbim, por besoni, askush nuk ka besuar se një ditë do të merremi me turizëm”, thotë Agron Braho, pronar i një restoranti në Durrës.

Këta njerëz i bashkon multikultura. Nga xhamitë, nëpër kisha katolike dhe ortodokse deri të amfiteatri më i madh romak në Durrës, me kështjella venedikase dhe ndërtesa nga koha e Bizantit, përshkruan RTS.

“Më herët nuk kishim eksperiencë në turizëm. Sot ka dëshirë të madhe, e kur ka dëshirë të madhe ka edhe zgjidhje. Turistët po vijnë, ne shkojmë ngadalë përpara, nuk kemi se çfarë të humbim. Nuk jemi Monte Karlo, por jemi të kënaqur. Kemi gjëra materiale, hotele, por ne duhet ta ndërrojmë mentalitetin dhe shërbimet, e kjo shkon paralelisht”, thotë Ylber Osmanagaj, udhëzues turistik.

Janë përtërirë rrugët, autostrada e re nga Durrësi për në Kosovë, lidhja e mirë nëpër rrugë detare me Italinë dhe Greqinë janë përparësitë e vendeve shqiptare të cilat prej ambienteve të vogla fshatare, duke falënderuar kapitalit të huaj, u shndërruan në qendra të vërteta turistike./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë