Në vizitën e tij në Kosovë, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusouglu, ndër të tjerash kërkoi edhe dorëzimin e gylenistëve që ndodhen në Kosovë Turqisë nga ana e Kosovës.
Në lidhje me këtë ka folur kryeministri Ramush Haradinaj, i cili pasi u pyet nga KP për këtë kërkesë të ministrit turk, tha se në takimin me Cavusouglu nuk është biseduar për dorëzimin e gylenistëve, transmeton gazetametro.net
Por, Haradinaj tha se nëse bëhet fjalë për një kërkesë të tillë, atëherë institucionet do të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e vendit.
“Është mirë që ta vlerësojmë këtë që po them, për shembull na s’kemi pas bisedë, tash unë me fol hipotetikisht mundem, po s’parashihet ashtu, në rast se kemi kërkesa, ne e zbatojmë Kushtetutën, ligjet e Kosovës, kemi respekt për Republikën e Turqisë, dihet kjo. Unë përgjigjen e kam po ashtu konkrete, nuk kemi pas kërkesë të tillë.
Në rast së kërkohet, atëherë flasim, kur të na kërkojnë, flasim. Po sot nuk e kam pas një kërkesë të tillë, sot nuk ka qenë pjesë e diskutimit”, ka thënë Haradinaj.” /gazetametro.net