Loading…
Turqia kundër sanksioneve ndaj Iranit, thotë se godasin edhe vendet e tjera
  • 07/11/2018 | 20:14

...

Ministri i Jashtëm turk, Mevlud Cavusouglu, ka kritikuar rivendosjen e sanksioneve amerkane ndaj Iranit.


Ministri i Jashtëm turk tha se këto sanksione janë të rrezikshme dhe të pamençura, transmeton gazetametro.net

Ai tha se ato gjithashtu janë të padrejta ndaj popullit iranian.

“Si parim, Turqia është kundër sanksioneve dhe ne nuk besojmë se ndonjë rezultat mund të arrihet nëpërmjet sanksioneve”, tha ai. “Mbërthimi nuk është hap i mençur, izolimi i Iranit është gjë e rrezikshme ndërsa ndëshkimi i popullit iranian nuk është e drejtë”.

Presidenti Donald Trump të hënën riktheu sanksionet ndaj Iranit, pasi ato ishin larguar nga administrata e kaluar pas arritjes së marrëveshjes bërthamore me Iranin. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë