Loading…
Turqia: Skuadra vrasëse nga Arabia e vrau gazetarin arab
  • 10/10/2018 | 22:19

...

Jo më shumë se një javë më parë u raportua për zhdukjen e një gazetari arab, i cili shkoi në konsullatën gjenerale në Turqi për të marrë një dokument që do t’i lejonte të martohej me të fejuarën e tij turke.


Por, kjo e fundit nuk e pa më që nga ajo ditë.

Gazetari u zhduk që nga ai moment dhe prej atëherë zyrtarë dhe gazetarë janë bërë një për t’i bashkuar copëzat e kësaj historie dhe për të treguar se çfarë ndodhi në të vërtetë me Jamal Khashoggi.

Autoritet turke kanë thënë se besojnë se Khashoggi është vrarë brenda konsullatës, një mendim që po mohohet nga arabët.

Ndërsa në zhvillimet e fundit gjatë së mërkurës, Turqia ka thënë se ‘nivelet më të larta të gjykatës mbretërore’ në Arabinë Saudite e kanë urdhëruar vrasjën e Khashoggit, kështu ka treguar një burm për The Neë York Times.

Zyrtarët turq kanë thënë se një skuadër prej 15 personave ka udhëtuar nga Arabia për në Turqi ditën e zhdukjes së Khashoggi’t, disa prej tyre me aviona privat.

Ndërsa e fejuara e gazetarit të zhdukur, Hatice Cengiz, ka thënë për CNN se ajo ende nuk e beson se ai ka vdekur dhe se shpreson se ‘çdo gjë’ mund t’i ketë ndodhur atij./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë