Përdoruesit e Twitter do të kenë një rënie të lehtë te numri i ndjekësve të tyre pasi që kjo kompani po përgatitet që të mbyllë disa llogari të papërdorura, transmeton gazetametro.net
Me miliona llogari që dyshohet se janë të rreme dhe nuk përdoren do të mbyllen dhe sipas llogaritjeve të kësaj kompanie kjo pjesë përbën 6%.
Këto llogari do të mbyllen përkohësisht dhe nëse nuk verifikohen nga pëdoruesit e tyre se nuk janë të rreme, atëhere mund të hapen përsëri.
Kompania ka thënë se numri i tyre është me miliona dhe po mbyllen për arsye që ky rrjet të mos ketë llogari të dyshimta.
Twitter edhe më heret ka marrë kritika të shumta që t’i mbyllë llogaritë që janë të rreme dhe ato që kanë përmbajtje të papërshtatshme.
Përdoruesit e Twitter mund të shohin se cilët prej ndjekësve të tyre janë të vërtetë nëse përdorin aplikacione si Twitter audit.
Këngëtarja Katy Perry është njeriu më i ndjekur në këtë rrjet social, me 110 milionë ndjekës. /gazetametro.net