Loading…
Twitter gjobitet me shumë të madhe parash
  • 10/08/2018 | 19:11

...

Gjykata franceze dënoi gjigantin amerikan Twitter për ndryshim të kushteve të përgjithshme të përdorimit, njoftoi sot një shoqatë për mbrojtjen e konsumatorëve që e kishte paditur rrjetin social në gjykatë, me pretendimin se disa prej klauzolave të saj ishin ”abuzive”ose ”paligjshme”.


Shoqata franceze ”UFC-Que Choisir” iu drejtua Gjykatës së Lartë të Parisit në vitin 2014 për të njohur natyrën abuzive apo të paligjshëm të 256 klauzolave që përmbanin kushtet e përgjithshme të përdorimit, sipas një deklarate në web-in e saj, transmeton ATSH.

Twitter u dënua për t’i paguar ”UFC-Que Choisir’” 30 mijë euro gjobë për dëmin moral ndaj interesit kolektiv .

Një sanksion financiar që shoqata e cilëson ”të papërfillshme” për rrjetin social i cili shënoi në vitin 2017 një xhiro në rang botëror prej 2,1 miliardë dollarë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë