Loading…
Twitter prezanton ndryshimin më të madh që ka bërë ndonjëherë
  • 27/09/2017 | 09:19

...

Rrjeti social Twitter ka prezantuar një prej ndryshimeve më të mëdha përgjatë tërë ekzistencës së kësaj platforme. Shefi ekzekutiv, Jack Dorsey, ka bërë të ditur që Twitter po teston mundësinë që të shtojë numrin e shkronjave apo karaktereve që përdoruesit mund të përdorin brenda një postimi të vetëm, përcjell Gazeta Metro.


Lejimi i vetëm 140 karaktereve brenda një shkrimi vazhdon të jetë një prej veçorive kryesore dhe dalluese të Twitter, pasi njerëzit kanë qenë shpesh të detyruar të përdorin kreativitetin për t’u shprehur sa më qartë në një postim, për dallim prej Facebookut ku numri i shkronjave nuk është i kufizuar.

Nga 140, Twitter tashmë po e teston te disa përdorues sistemin e postimeve me 280 shkronja, pra dyfishin e karaktereve që mund të përdoren në një postim. Reagimet për këtë nga përdoruesit kanë qenë të mëdha. Shumë njerëz kanë kundërshtuar idenë,  madje duke thënë që do ta braktisnin Twitterin nëse ideja kalon fazën testuese.

Twitter është një prej rrjeteve sociale më të famshme në botë. Edhe pse i dominuar nga Facebooku, Twitter ka arritur ta ruajë simpatinë te përdoruesit, me kufizimin e shkronjave që ka qenë një prej elementeve kryesore për këtë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë