Loading…
Tymosja 5 herë e kanabisit te adoleshentët rrezikon me sëmundje mendore
  • 12/03/2018 | 18:23

...

Një kërkim shkencor i fundit, paralajmëron se tymosja vetëm pesë herë e kanabisit te adoleshentët ngrit rrezikun e psikozës, që është sëmundje mendore.


Shkencëtarët kanë zbuluar prova të tjera se droga, e tymosur zakonisht nga të rinjtë, çon në një shëndet të dobët mendor, përcjellë gazetametro.net.

Gjetjet, të udhëhequra nga hulumtuesit finlandezë, mbështesin një sërë provash që tregojnë se kanabis mund të çoj në një gjendje mendore, e cila ngrit rrezikun deri në pikën e vetëvrasjes.

Shkencëtarët e Universitetit të Oulos zbuluan se dikush që fillon shumë herët të tymos drogën, ka gjasa më të mëdha që të përfundojë me psikozë.

Skunk, forma e fuqishme e drogës, është përgjegjëse për një të katërtën e rasteve të reja të sëmundjes psikotike mendore, thotë një studim i publikuar dy vjet më parë në Britani.

Dhe kërkimi i ri, i botuar në The British Journal of Psychiatry, siguron një lidhje të mëtejshme mes kanabisit dhe psikozës.

Si u krye studimi?

Më shumë se 6.000 vullnetarë që kishin konsumuar kanabis nga mosha 15’të deri në moshën e 30’të u bënë pjesë e studimit për të vlerësuar gjendjen e tyre.

Shifrat vlerësojnë se rreth një për qind e popullsisë vuan nga psikoza, e cila mund të shkaktojnë iluzione, të tilla si dëgjimi i zërave dhe të çojnë në shqetësime të mëdha.

Një analizë, e cila përfshinte studentin e doktoraturës Antti Mustonen, tregoi një lidhje midis kanabisit dhe zhvillimit të psikozës.

Çfarë thanë studiuesit?

Ai tha: “Ne kemi gjetur se të rinjtë që kishin përdorur kanabis të paktën pesë herë kishin një rrezik të lartë të psikozave.

“Gjetjet tona janë në përputhje me pikëpamjet aktuale të përdorimit të rëndë të kanabisit, veçanërisht kur ai filloi të përdoret në moshë të hershme, duke u lidhur me një rrezik në rritje të psikozës. Bazuar në rezultatet tona, është shumë e rëndësishme që të njoftojmë të rinjtë që përdoruesit e kanabisit të raportojnë simptomat e psikozës”.

Mustonen, i cili ka punuar së bashku me ekspertë të Cambridge dhe Queensland, shtoi: ‘Nëse është e mundur, duhet të përpiqemi të parandalojmë përdorimin e kanabisit në fazën e hershme’.

Në anën tjetër, ky studim ngrit shqetësimin edhe për Kosovën, pasi viteve të fundit, tymosja e kanabisit nëpër shkollat e mesme në vend është shumë e theksuar, dhe është rritur nga viti në vit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë