Loading…
U deshën 4 vite, 3 aborte dhe 1616 injeksione për ta bërë këtë fëmijë
  • 19/08/2018 | 16:31

...

Një foto e postuar së fundi në rrjetet sociale e tregon një bebe 2 javëshe të rrethuar me 1616 injeksione në formë të zemrës, transmeton gazetametro.net


E veshur me një pelerinë me ngjyra të ylberit, bebja shihet e rrethuar me mijëra injeksione, ndërsa fotoja e përcjellë një mesazh shumë prekës.

Me këtë foto, prindërit e saj kanë dashur të tregojnë vështirësitë që kanë pasur për ta bërë atë bebe, ndërsa injeksionet tregojnë numrin e atyre që i është dashur nënës së saj t’i përdorë për të mos e humbur foshnjën.

Mbas 4 viteve mund, 3 aborteve, 1616 injeksioeve, familja O’Neill e ka mirëpritur në jetë vajzën e tyre të cilën kanë vendosur ta quajnë London O’Neill.

Ndërsa, fotoja duhej të ishte diçka personale vetëm për prindërit e vajzës, por ata e shpërndanë në mënyrë që tu tregojnë të tjerëve që të mos ndalen kurrë së shpresuari. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë