Loading…
U dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFF
  • 29/11/2017 | 17:13

...

U dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFF | Tallinn Black Nights Film Festival


Filmi ‘Martesa’ nga Blerta Zeqiri u dha premierë botërore dje, 28 nëntor, në festivalin e mirënjohur të kategorisë ‘A’ – PÖFF | Tallinn Black Nights Film Festival. Filmi u mirëprit dhe pati komente shumë pozitive nga audienca, mediat dhe kritikët.

‘Martesa’ flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese, trekëndësh ky problematik dhe një diskutim më i thellë i tabuve të pranishme në plot shoqëri, ku rolet kryesore interpretohen nga: Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.

Në Tallinn, përkatësisht në festival po qëndrojnë ekipa e ngushtë e filmit, regjisorja Blerta Zeqiri, producenti Keka Kreshnik Berisha, aktorët Alban Ukaj dhe Genc Salihu si dhe drejtori i QKK-së Arben Zharku.

Rreth premierës regjisorja Blerta Zeqiri u shpreh: “Jam shumë e lumtur, pasi që filmi u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe e pati një sesion të gjatë dhe shumë të mirë të pyetje-përgjgjeve pas filmit. Gjithashtu, ‘Martesa’ ishte një prej tre filmave të rekomanduar në mediat estoneze për ditën e djeshme, kështu që presim pjesëmarrje të mirë të publikut edhe në shfaqjen e dytë.”

‘‘Martesa’ do të shfaqet edhe sot, 29 nëntor, në ora 20:30 dhe me datë 3 dhjetor në qytetin Tartu të Estonisë.

Filmi pritet të jepet premierë kosovare në fillim të muajit shkurt të vitit 2018 dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë me producent Keka Kreshnik Berisha dhe koproducent Eno Milkani./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë