Loading…
U kap duke vjedhur në aeroportin e Frankfurtit, deputeti serb jep dorëheqje
  • 17/07/2018 | 17:09

...

Një deputet i parlamentit të Serbisë ka dhënë dorëheqje pas një skandali ku ai u kap duke vjedhur në një shitore në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, shkruajnë mediat serbe, transmeton Gazeta Metro.

B92 raporton sot që deputeti i Partisë Social Demokrate serbe, Meho Omerovic, ka ofruar dorëheqjen pasi shpërtheu skandali me rastin në aeroport.

Mediat kishin raportuar gjatë muajit qershor që Omerovic kishte tentuar të vidhte disa gjësende në një shitore ‘duty-free’ në aeroportin e Frankfurtit, por ishte zënë nga Policia.

Deputeti serb i kishte mohuar akuzat dhe kishte thënë që në momentin kur gjendej në shitore, kishte nevojë urgjente për të përdorur banjon dhe u detyrua që të largohej nga shitorja drejt WC’së me gjëra të papaguara në dorë, që sipas tij u konsiderua si vjedhje.

Omerociv ishte liruar nga policia gjermane pasi kishte imunitet diplomatik, edhe pse vet deputeti ka thënë që është liruar pasi policia e kishte kuptuar situatën e tij.

Përveç që kryente rolin e deputetit, Omerovic ishte edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, pozitë që nuk do ta mbajë pas dorëheqjes.

Një rast i ngjashëm ndodhi edhe në Kosovë, ku një zyrtare e lartë e Ministrisë së Shëndetësisë u kap duke vjedhur në një shitore në Bruksel. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë