Loading…
U kap në Turqi duke shkuar në Siri, aktakuzë për kosovarin
  • 13/06/2018 | 14:41

...

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti sot aktakuzë kundër R.D., për shkak të veprës penale bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht, jashtë territorit të Kosovës.


Sipas aktakuzës, i pandehuri më 26.05.2017, me vullnet dhe vetëdije të plotë është nisur drejt Sirisë, me qëllim që t’i bashkohet organizatave ushtarake në këtë vend që ndodhet tash e gati tetë vjet në luftë, shkruan gazetametro.net.

Pas shkuarjes në Turqi, autoritetet e Kosovës kanë bërë kërkesë për kthimin e tij në vendin tonë.

“I pandehuri R.D., më 02.06.2017, është nxënë në Turqi, ndërsa më datë 14.05.2017  është kthyer në Kosovë. Me këto veprime ka kryer veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht”, jashtë territorit të Kosovës  sipas Ligjit për parandalimin dhe bashkimin në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit L-05/002”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, numri i kosovarëve në Siri e Irak është akoma i lartë. Sipas informacioneve të Policisë, akoma mbi 100 kosovarë qëndrojnë atje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë