Loading…
U KRY!
  • 21/03/2018 | 18:55

...

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më në fund i kanë dhënë vulë temës më të gjatë të pasluftës në Kosovë.


Ani pse me shumë vështirësi, 80 deputetë votuan PRO ratifikimit të marrëveshjes për demarkimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan gazetametro.net.

91 deputetë votuan, prej të cilëve 80 ishin PRO dhe 11 të tjerë KUNDËR.

E dita e sotme që ishte vendimtare, erdhi tek pas gati 3 vitesh bllokadë nga opozita e bashkuar atëbotë, me në krye kryeministrin e tanishëm Ramush Haradinaj.

Ndryshimi i qëndrimit të Ramush Haradinajt, nuk rezultoi me ndryshim qëndrimi të Lëvizjes Vetëvendosjes, të cilët edhe sot përdoren gaz.

Gazi që dikur ndali demarkacionin e sponsoruar nga Qeveria e Isa Mustafës, nuk i bëri ballë Qeverisë së Ramush Haradinajt.

Përveç katër herëve kur u shtye seanca për shkak të hudhjes së gazit, në herën e pestë deputetët arritën të japin votën e tyre. Por, kjo votë erdhi pas arrestimit të disa deputetëve dhe përjashtimit të disa të tjerëve.

Sido që të jetë, ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit erdhi pas shumë peripecish të partive në pushtet dhe ambasadorëve të huaj.

Presioni për të kaluar një prej çështjeve më problematike në historinë shtetërore të Kosovës, erdhi i ashpër sidomos nga kori diplomatik, në krye me ambasadorin amerikan Greg Delawie.

Gjithë kohën është përsëritur se ratifikimi i kësaj marrëveshje ndërkombëtare është kusht për liberalizimin e vizave, i cili proces u premtua se nuk do të vonohet për qytetarët kosovarë sapo kjo marrëveshje të kalojë.

Ndryshe, tema që mbajti peng integrimin e Kosovës nisi në vitin 2015 me nënshkrimin e dy ministrave të asaj kohe, Skënder Hyseni dhe Hashim Thaçit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë