Loading…
U nderua me Nobel zbulimi historik për trajtimin e kancerit
  • 01/10/2018 | 16:53

...

James Allison dhe Tasuku Honjo janë nderuar me Çmimin Nobel për Fiziologji apo Mjekësisë, për zbulimet që çuan në zhvillime qenësore në terapinë për trajtimin e kancerit.


“Allison dhe Honjo kanë treguar se si strategji të ndryshme për frenimin e ndalesave të sistemit imunitar mund të përdoren në tretmanet për kancer” është thënë në ceremoninë e ndarjes së çmimit prestigjioz.

Terapia imunitare me pika kontrolli

Sistemi ynë imunitar na mbron nga sëmundje të ndryshme, megjithatë ka mburoja të integruara në te që e ndalojnë t’i sulmojë indet e organizmit tonë.

Disa tipe të kancerit mund të shfrytëzojnë “ndalesat” e tilla dhe iu shmangen sulmeve të tilla.

Allison dhe Honjo kanë zbuluar një mënyrë për të lëshuar qelizat e sistemit imunitar në sulm të tumoreve, duke i fikur proteinat që vendosin këto “ndalesa”.

Ky zbulim ka çuar në zhvillimin e ilaçeve të reja të cilat ofrojnë shpresë për pacientët me kancer të avancuar apo lloje të kancerit që më parë ishin të patrajtueshme.

Terapia imunitare me pika kontrolli është duke u përdorë nga NHS për trajtimin e personave me tipin më të rrezikshëm të kancerit të lëkurës, melanoma.

Kjo terapi nuk funksionon për të gjithë, mirëpo tek disa pacientë ka treguar sukses, duke larguar tumoret tërësisht, edhe pasi kishin filluar të shpërndahen nëpër trup.

Rezultate të tilla nuk janë parë kurrë më parë tek këta pacientë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë