Loading…
U ndodh edhe gjermanëve: Helmohen 9 lojtarë të Borussia Dortmund helmohen
  • 11/01/2018 | 23:12

...

Nëntë lojtarë të Borussia Dortmund kanë përfunduar në shtrat, si pasojë e një helmimi në ditën e fundit të fazë përgatitore në Marbella të Spanjës.


Të helmuarit janë Roman Burki, Roman Weidenfeller, Marc Bartra, Andre Schurrle, Christian Pulicis, Omer Toprak, Jacob Bruun Larsen, Sahin dhe Dominik Reimann.

Shkaktari ishte mishi i pulës i ngrënë gjatë drekës, i cili me sa duket është shijuar nga shumica e lojtarëve.

Të dielën ndaj Wolfsburg pritet që ata të jenë të gatshëm për ndeshjen e javës së 18-të në Bundesliga.

Edhe pa këta lojtarë, Borussia arriti fitore 3-2 në miqësore ndaj skuadrës belge Zulte Waregem. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë