Pak më parë nga disa media u raportua se anëtari i Kryesisë së PDKS’së në Lipjan, Florim Shala ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet që kishte në këtë parti.
Mirëpo një lajm i tillë sapo u demantua nga vetë ai, i cili thotë se ndjehet mirë në PDK, dhe vazhdon të veprojë në të gjithta strukturat e kësaj partie, shkruan gazetametro.net.
Këtë Shala e bëri të ditur përmes një postimi në facebook.
‘Unë Florim Shala, anëtar i Kryesisë së PDK’së, dega në Lipjan, demantoj lajmin e mëparshëm të disa mediave, se kinse kam dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e PDK’së. Unë e ndjej vetën mirë dhe komod vetëm pranë shokëve të idealit në PDK. Prandaj jam anëtar i PDK’së dhe vazhdojë të verpoj në të gjithë strukturat e PDK’së’ është shprehur ai.
Ndryshe, sipas mediave që raportuan dorëheqjen e Shalës, arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij lidhej me keqpërdorimin e parave për fushatën zgjedhore derisa, thuhet se Shala kishte thënë se “persona të caktuar fushatën po e përdorin për përfitime personale”.
Mëposhtë keni postimin e tij në FB:/gazetametro.net