Lajmin e publikuar në disa medie se një person është therë me thikë pas ndeshjes ndërmjet Trepçës ’89 dhe Vëllaznimit e ka demantuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës ka thënë për Insporti.com se nuk është raportuar për një rast të tillë.
“Nuk kemi të raportuar për një incident të tillë. Brenda stadiumit ku u zhvillua ndeshja dhe as rreth tij nuk ka pasur probleme të kësaj natyre”, ka thënë Zaiti, i cili më pas ka shtuar: “Kemi marrë vesh se një person ka pasur një lëndim të lehtë, me gjasë një gërvishtje, i cili është paraqitur në një Qendër të Mjekësisë Familjare, por po të ishte lëndimi me thikë, ai nuk do të lirohej nga mjeku dhe as nga policia pa procedurat e rregullta”, ka thënë Avni Zahiti.