Loading…
U tha se nuk del dot në skenë për shkak të peshës, Fifi reagon ashpër
  • 06/12/2018 | 11:23

...

Ka qenë një lajm i vetëm pak orëve më parë, ku u përfol gjatë në media se këngëtarja e njohur Fifi, mundet që të mos dalë të performojë në skenën e “Këngës Magjike”, pikërisht për shkak të problemeve me peshën.

Fifi dhe Mc Kresha, janë dyshja e artistëve që me hitin e tyre “Psikopatja jote”, debutojnë në këtë edicion të 20-të të

“Kënga Magjike”, ku sipas shifrave dhe komenteve të shumta në rrjetet sociale, kënga e tyre është pretendente për të fituar çmimin e parë.

Por, përtej gjithë suksesit dhe emocioneve pak përpara sfidës finale në skenë, po thuhet që Fifi ndoshta nuk mund të dalë të këndojë “Psikopatja jote”, për shkak të problemeve me kilogramët e saj.

Sigurisht, që në një situatë të tillë, ajo nuk mund të qëndronte duarkryq dhe pa reaguar fare, ndaj ka zgjedhur që përmes INTV-së, të japë një përgjigje nga ato tipiket  “alla” Fifi!

“Normal që është rren, kurrë nuk e kam thënë.Të më vinte turp prej kilogramëve isha dobësuar. Kurrë s’kam dhënë deklaratë të tillë” ka thënë ajo!

Dhe në pak fjalë i ka shprehur të gjitha duke u mbyllur gojën edhe thashethemeve që përfliten për të!

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë