Loading…
U vra më 1990, por tek tash u zbulua krimi
  • 28/09/2017 | 15:27

...

E kishte hapur derën dhe kishte parë një palaço me flokët e kuqe duke mbajtur në duar buqetën me lule dhe ballonë, pas një sekonde ishte e vdekur. Motivi ishte hakmarrja e gruas.


Policia e shtetit federal Virxhinia ka arrestuar një grua e cila e maskuar si palaço, dhe e kishte vrarë ish bashkëshorten e burrit të vet, mashkullit me të cilin ajo më  vonë ishte martuar, lajmëron BBC.

Krimin e kishte kryer para 27 vitesh, dhe tek tani doli para drejtësisë.

Sheila Keen Warren e ka vrarë Marilyn Warren në vitin 1990 në Velington, kanë konfirmuar hetuesit, transmeton gazetametro.net.

Viktima, Marilyn 40 vjeçe, atë ditë fatale e kishte hapur derën dhe në pragun e derës ka parë palaçon me parukë të kuqe i cili ishte dashur t’i dorëzojë një buçet me lule dhe ballonë. Duke menduar se fjala është për dhuratë nga dikush, Marilyn e kishte pranuar dhuratën, dhe palaço pas një sekonde kishte shkrepur një plumb në fytyrë të saj. Marilyn kishte vdekur dy ditë më vonë në spital.

Sheila Keen Warren (54) ishte martuar për burrin e viktimës në vitin 2002, dhe qifti nga Tenesi kishin udhëhequr një restorant familjar. Policia ende është duke hetuar se a ishte zotëri Warren i përzier në vrasjen e ish bashkëshortes./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë